Sermaxhaj: Mungesa e Kuç lë një boshllëk të madh në mesfushë të Ballkani

Futboll

Sermaxhaj: Mungesa e Kuç lë një boshllëk të madh në mesfushë të Ballkani

Nga: K. G. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 17:44
Sermaxhaj

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është gati për sfidën e sotme (18.45) ndaj skuadrës rumune Cluj, në ndeshjen e parë të Grupit G të Conference League.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se mungesa e Kuç sigurisht se lë një boshllëk të madh në mesfushë të Ballkani.

“Ndeshja e sontme e Ballkanit ndaj Cluj, do të jetë e rëndësisë së veçantë për Ballkanin, ngase garon për herë të parë në grupe të Conferenc League. 

Duke e parë formën momentale të Ballkanit dhe paraqitjeve të saj në fazat e mëhershme, besoj shumë në rezultat pozitiv. E quaj pozitiv edhe barazimin ngase përball ka një ekip shumë të mirë siç është Cluj, dhe si lojë e parë dhe një nismë të mirë, do ta quaja edhe barazimin.

Ballkani po luan lojë të një modeli tjetër kundrejt ekipeve tjera të Superligës dhe kjo vërehet qartë, prandaj ky stil loje na bën me shpresë që edhe në fazën e grupeve të kësaj ngjarje evropiane, Ballkani të bëj një paraqitje të mirë e pse jo edhe befasi. 

Fatmirësisht Ballkani ka numër të mjaftueshëm cilësor në secilën pozitë. Mungesa e Kuç sigurisht se lë një boshllëk të madh në mesfushë me vrapimin dhe sigurinë që i jep ekipit, por mungesa e tij do të mbulohet nga dikush tjetër dhe nuk do të vërehet shumë.

Jam shumë optimist se ekipi nga Suhareka nuk do të ndihet aspak inferiore në përballje me kundërshtarët e grupit të saj, dhe befasitë do t’i vazhdoj edhe në fazën e grupeve”, ka shkruar Sermaxhaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat