Ronaldo me mesazh të ndjerë për Mbretëreshën Elizabeth II

Futboll

Ronaldo me mesazh të ndjerë për Mbretëreshën Elizabeth II

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 13:22
Ronaldo me mesazh të ndjerë për Mbretëreshën Elizabeth II

Futbolli është ndalur në Angli, duke iu bashkuar zisë kombëtare 10-ditore për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Ndërkohë, vijojnë reagimet prekëse nag personazhe të njohur publikë, mes të cilëve edhe nga futbolli. I radhës, që ka prekur me mesazhin e ndjerë, ka qenë Cristiano Ronaldo. Përmes rrjeteve sociale, 37-vjeçari i Manchester United ka shkruar:

“Shtatë vitet e karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të 8-të që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik.

I kushtoj respekt kujtimit të saj dhe e vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme për vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore”.

Shtyhen ndeshjet – Tani është zyrtare: ndeshjet e Premier League, të planifikuara për t’u luajtur këtë fundjavë, janë shtyrë “në shenjë respekti për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II”. Këtë e komunikoi vetë Premier League përmes një njoftimi për shtyp.

“Në një takim mëngjesin e sotëm, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II, – thuhet në shënim. – Për të nderuar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e madh për kombin, dhe në shenjë respekti, xhiroja e Premier League së kësaj fundjave. do të shtyhet, përfshirë ndeshjen e së hënës në mbrëmje”.

“Ne dhe klubet tona dëshirojmë të nderojmë shërbimin e gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së Saj për vendin tone, – tha Richard Masters, CEO i Premier League. – Si monarkja jonë më jetëgjatë, ajo ishte një frymëzim dhe la një trashëgimi të pabesueshme pas, një jetë plot përkushtim.

Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar jo vetëm për kombin, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën që e kanë admiruar atë dhe iu bashkohen të gjithë atyre që vajtojnë ndarjen nag jeta të saj. Përditësime të mëtejshme për ndeshjet e Premier League gjatë periudhës së zisë do të sigurohen në kohën e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat