Pse portugezi nuk u transferua te Barcelona?

Futboll

Pse portugezi nuk u transferua te Barcelona?

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:12
Pse portugezi nuk u transferua te Barcelona?

Babai i futbollistit të Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka konfirmuar se djali i tij ishte kontaktuar nga Barcelona për një lëvizje drejt “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës.

Barcelona ishte e lidhur me ngushtë me transferimin e portugezit, por kjo nuk ndodhi.

Pep Guardiola përsëriti vazhdimisht vendosmërinë e tij për të mbajtur Silvan në skuadër, pasi ai luan një rol kyç te kampionët e Premierligës.

Barcelona nuk e fshehu interesimin për 28-vjeçarin dhe babai i tij, Paulo Silva, ka konfirmuar se kishte kontakte për një marrëveshje të mundshme përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, por nuk kishte edhe ofertë konkrete.

“Kishte shumë bisedime, por asnjë ofertë konkrete nuk u bë në një kohë që menduam se ishte e duhura”, ka thënë ai, raporton “Marca”.

Kurse, gazeta tjetër spanjolle, “SPORT”, së fundi raportoi se Barcelona po planifikon transferimin e Bernardo Silvas për në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.

Ish-mesfushori i Monacos ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025, por ai mendohet se është i gatshëm për t’u larguar më herët nga “Etihad Stadium”.

Silva besohet se e pëlqen Barcelonën dhe kalimi i tij në “Camp Nou” duket të jetë i mundshëm në vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat