Vedat Muriqi shënon në Santiago Bernabeu, Reali fiton me përmbysje

Futboll

Vedat Muriqi shënon në Santiago Bernabeu, Reali fiton me përmbysje

Nga: K.G. Më: 11 shtator 2022 Në ora: 15:57
Reali

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, realizoi për Mallorca-n, por nuk i mjaftoi për të marrë rezultat pozitiv nga stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid. 

Reali Madridi ka shënuar fitore me përmbysje, me rezultat 4:1 ndaj Mallorca-s. 

Është fitorja e pestë rresht për Realin dhe kryesojnë renditjen me 15 pikë, dy më shumë se Barcelona.

Futbollisti Lee Kang-In në minutën e 35-të harkoi për bukuri dhe Vedat Muriqi shkëputet më së largu nga një pozitë e vështirë e nga afërsia me kokë tund portën e portieri Courtois.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+3, Valverde barazon rezultatin 1:1.

Image

Momenti kur shënon Muriqi

Në minutën e 73-të,  Vinicius Junior shënon për 2:1 dhe Rodrygo në atë të 89-të për 3:1. Rudiger realizon për 4:1 në minutën e 90+3.

Muriqi u zëvendësua në minutën e 78-të, ndërsa Mallorca renditet në vend të 13-t me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat