Berlinezët mposhtin Kolnin

Futboll

Berlinezët mposhtin Kolnin

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 19:33
Berlinezët mposhtin Kolnin

Union Berlini vijon marshimin në këtë sezon të ri, duke marrë fitoren e katërt sezonale, që e ngjit në vendin e parë. Kryeqytetasit iu falën një autogoli në minutat e para, për të marrë tri pikët e radhës ndaj një kundërshtari që bëri çmos në vijim për të mos dalë duarbosh, por nuk pati rezultat.

Që në minutën e katërt, skuadra nga Berlini kaloi në avantazh falë një autogoli. Hubers, në tentativë për të larguar topin, e dërgoi gabimisht në portën e tij.

Siebatcheu pati mundësinë më të mirë për dyfishuar rezultatin gjashtë minuta më vonë, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë amerikani nuk u tregua i saktë. Emocionet më të mëdha ishin rezervuar në minuta e para, teksa edhe në të 15-ën Beker arriti që të gjente rrjetën, por ndërhyrja e sistemit VAR ndali festën e skuadrës së Union Berlinit.

Kolne tentoi për të ndryshuar diçka në vijim, por e pati të vështirë, ndërsa në pjesën e dytë, saktësisht në të 58-tën kryeqytetasit goditën shtyllën me Trimmel.

10 minuta para fundit të ndeshjes Kilian mori kartonin e dytë të verdhë për vendasit, me Kolnin që me një lojtar më pak nuk arriti të reagonte. Union Berlini mori maksimumin e pikëve dhe tani e sheh veten në kuotën e 14 pikëve.

Sfida e fundit e javës së gjashtë mes Frieburgut dhe Gladbachut u mbyll pa gola. Pikërisht ky barazim i dha mundësi Union Berlinit të kryesojë i vetëm me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat