Abraham: Ka shumë nota pozitive përtej meje dhe Dybalas

Futboll

Abraham: Ka shumë nota pozitive përtej meje dhe Dybalas

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:44
Abraham

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham pas fitores në udhëtim tek Empoli (1-2), ka thënë se skuadra kishte nevojë për një fitore të tillë.

Romakët pas dy humbjeve radhazi rigjetën rrugën e fitoreve më një gol të Dybalas dhe Abraham.

Sulmuesi anglez pas ndeshjes duke folur për ‘Sky’ tha se është i lumtur me fitoren. Sipas tij, kjo fitore rikthen besimin tek skuadra. Abraham thotë se personalisht po rikthehet në formën e tij më të mirë.

“E dinim se përballë kishim një kundërshtar të organizuar mirë. Pas dy humbjeve na duhej fitorja për të rikthyer besimin”, tha ai.

“Ka shumë nota pozitive përtej meje dhe Dybalas. Sa më përket mua, unë vazhdojë të përmirësohem. Po kthehem në formën e mirë pasi rikthimit nga lëndimi”, theksoi Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat