De Tomas është zyrtarisht futbollisti më i ri i Rayo Vallecanos

Futboll

De Tomas është zyrtarisht futbollisti më i ri i Rayo Vallecanos

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 14:43
De Tomas është zyrtarisht futbollisti më i ri i Rayo Vallecanos

Raul de Tomas është zyrtarisht futbollisti më i ri i Rayo Vallecano, skuadrës në të cilën aktivizohet edhe futbollisti i Shqipërisë, Ivan Balliu.

Sulmuesi i bashkohet Rayos nga Espanyol, por duke qenë se ishte ende në kontratë me katalanasit dhe është regjistruar pas mbylljes së merkatos, është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave deri në muajin janar.

Në këtë formë, 27-vjeçari humbet çdo shpresë për t’u grumbulluar me Spanjën në Botërorin e Katarit edhe pse shanset ishin minimale pavarësisht minutave në fushë me Rayo Vallecanon.

Kujtojmë se Raul De Tomas u shndërrua në një “mollë sherri” për presidentin e Rayo Vallecanos, Raul Martin Presa dhe avokatëve e agjentit të lojtarit të cilët disa ditë më parë teksa diskutonin transferimin e ish-futbollistit të Realit, nisën një zënkë e cila përfundoi me pasoja për presidentin e Rayos që u detyrua të merrte ndihmë mjeksëore në spital.

Megjithatë, tanimë palët kanë hedhur pas krahëve zënkat dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për të mirën e Raul de Tomas i cili kishte përfunduar jashtë planeve të Espanyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat