Monza nuk humb kohë, prezanton menjëherë trajnerin e ri

Futboll

Monza nuk humb kohë, prezanton menjëherë trajnerin e ri

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:00
Galliani

Monza ishte padyshim skuadra më e përfolur gjatë merkatos së verës, pasi thuajse rindërtoi nga fillimi skuadrën për të garuar denjësisht në Serinë A, por pavarësisht emrave, starti i sezonit ishte tërësisht për t’u harruar.

Pas 5 humbjesh radhazi, skuadra nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Lecces dhe Galliani humbi durimin, duke vendosur shkarkimin e Giovanni Stroppa-s, trajneri që ngjiti skuadrën nga Brianza për herë të parë në histori.

Ndonëse u përfolën shumë emra për pasuesin e Stroppës, Galliani ka vendosur t’ia besojë pankinën fillimisht ish-trajnerit të të rinjve të Monzës, Raffaele Palladino, i cili është që prej 2019-ës pjesë e stafit teknik të ekipit.

Palladino ka drejtuar stërvitjen pasditen e sotme dhe debutimin pritet ta bëjë në fundjavë përballë Juventusit. Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme, apo Palladino do të luajë shanset e tij në stolin e Monzës.

Megjithatë në Itali duket se janë të bindur që Galliani e Berlusconi po studiojnë alternativa të tjera, për të bërë një tjetër ndryshim pas ndeshjes me Juven, kur edhe kampionati të ndërpritet për dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat