Avdijaj shënon për Zurich-un por duarthatë nga Norvegjia

Futboll

Avdijaj shënon për Zurich-un por duarthatë nga Norvegjia

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2022 Në ora: 22:52
Bido/Glim

Bodo/Glim e ka mposhtur me rezultat 2:1 kampionin e Zvicrës, Zurich, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A të Europa League.

Zurich-ut nuk i mjaftoi goli i futbollistit shqiptar Donis Avdijaj, i cili realizoi në minutën e 81-t.

Për vendasit shënuan Selnaes  (54'-autogol) dhe Vetlesen (58').

Blerim Xhemaili, Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi, luajtën nga minuta e parë pët Zurich-un.

Avdijaj u fut në lojë në minutën e 61-të, Krasniqi u zëvendësua në minutën e 61-t dhe Xhemaili në atë të 71-tën.

Bodo/Glim kryeson me 4 pikë, pasojnë Arsenali me 3, PSV 1 dhe Zurich 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat