Refuzoi Juven

Futboll

Refuzoi Juven

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:00
Refuzoi Juven

Dries Mertens kaloi nënte vite fantastike te Napoli, ekip ku ia doli të kthehej në golashënuesin më të mirë të historisë së klubit italian me 148 gola, duke lënë pas emra si Lorenzo Insigne (122), Marek Hamsik (121) dhe Diego Armando Maradona (115).

Belgu ishte afër kalimit te Juventusi si lojtar i lirë, por në fund zgjodhi ofertën e Galatasarayt dhe po shijon aventurën e parë në futbollin turk. Agjenti i 35-vjeçarit, Stijn Francis zbuloi pse nuk ndodhi transferimi në Torino.

“Kërkesa jonë për të rinovuar me Napolin ishte shumë më e ulët krahasuar me atë që na ofroi Juventusi (5 milionë euro në sezon). Kalimi te Galatasaray ishte një proces i gjatë që na mori shumë kohë.

Juventusi? Bisedimet me bardhezinjtë ishin konkrete dhe interesante, por Dries refuzoi kalimin te Juventusi për shkak të lidhjes së madhe me tifozët e Napolit. Ai dëgjoi zemrën e tij në fund, nuk mund të ndodhte një gjë e tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat