Ramadani: Në derbi ishin shumë keq, kurse ndaj Llapit kishte elemente pozitive

Futboll

Ramadani: Në derbi ishin shumë keq, kurse ndaj Llapit kishte elemente pozitive

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 18:07
Ramadani

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Llapit, duke thënë se skuadra që ai drejton ka mundësinë për t’u rikthyer te fitoret.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 1-0, ndërsa kjo ishte humbja e dytë radhazi për kuqebardhët.

“Jam i bindur që futbollistët kanë dhënë maksimumin, edhe pse nuk ishte maksimumi në nivelin e duhur.

Ramadani: Në derbi ishin shumë keq, kurse ndaj Llapit kishte elemente pozitivePor, kanë zhvilluar një paraqitje ndryshe nga derbi”.

“Në derbi ishin shumë keq, kurse ndaj Llapit kishte elemente pozitive. Mendoj se lojtarët e kanë ndjerë lodhjen nga derbi si në aspektin fizik ashtu psikik. Është normale, sepse derbit gjithmonë janë të mundimshme”.

“E kemi mbajtur gojën mbyllur edhe kur kemi fituar, ndërsa do ta mbajmë gojën mbyllur edhe në humbje. Kemi mundësinë dhe forcën për t’u rikthyer”, ka thënë Ramadani.

Gjilani pas humbjes mbetet e dyta me 14 pikë, ndërsa Llapi ka 8 pikë pas shtatë ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat