Haaland nuk ndalet

Futboll

Haaland nuk ndalet

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:34
Haaland nuk ndalet

Kush kishte dyshime se Erling Haland nuk do të përshtatej me stilin e lojës në Angli, ka marrë një përgjigje mëse bindëse nga sulmuesi norvegjez. Ecuria e tij te Mançester Siti është e jashtëzakonshme dhe këtë e tregon me golat që po shënon ndeshje pas ndeshje.

Ai tundi rrjetën edhe sot ndaj Ullvërhempton, në fitoren 3-0 të Mançester Sitit, duke çuar në 11 numrin e golave të shënuar në këtë start të kampionatit, në vetëm 7 ndeshje të luajtura. Ajo që është më e rëndësishme, duke treguar se nuk njeh presionin e faktorit fushë, pasi ka shënuar në të 4 ndeshjet që skuadra e tij ka luajtur jashtë.

Pikërisht kjo statistikë e bënë atë unik, pasi sipas “OPTA”, sot Haland u bë futbollisti i parë i cili ia kishte dalë të shënonte në të katër ndeshjet e tij të para jashtë fushe radhazi në Premier Ligë.

Një rekord që vështirë t’i afrohet kush tjetër e të cilin norvegjezi, me ritmet me të cilat po marshon, mund ta përmirësojë në javët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat