Pioli e ka me lojtarët e tij: Kjo është arsyeja pse nuk fituam

Futboll

Pioli e ka me lojtarët e tij: Kjo është arsyeja pse nuk fituam

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 23:27
Pioli

Milani u mund nga Napoli në “San Siro” por dhuroi një ndeshje shumë të mirë ku pritjet e Meret dhe dy herë traversa i mohuan ndoshta fitoren.

Por Stefano Pioli nuk kënaqet më vetëm me paraqitjet e kuqezinjve dhe kjo shihe4j qarët në fjalët e tij pas ndeshjes për “DAZN”.

“Nuk jam i kënaqur, absolutisht jo. Nuk duhet të jenë as lojtarët e mi.

Nëse skuadra luan kaq mirë, nuk duhet të humbasë. Pikë. Mund të të ndodhë nata e keqe, negative, kur kundërshtari bën më mirë se ti. Kështu ka zhgënjim, nuk duhej të humbnim.

Do të mësojmë të jemi më konkretë, të vendosur, paraqitjen e bëmë siç duhet, në çdo aspekt. E humbëm këtë ndeshje pasi nuk kishim agresivitetin dhe saktësinë e duhur në të dy zonat”, theksoi Pioli pas përfundimit të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat