Emini: Shënimi i golit, moment fantastik për mua

Futboll

Emini: Shënimi i golit, moment fantastik për mua

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:48
Emini: Shënimi i golit, moment fantastik për mua

Sefer Emini ka shënuar golin e parë me fanellën e Sonderjyske në ligë e dytë daneze.

Mesfushori shqiptar realizoi një supergol në ndeshjen ndaj Vendesyel, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, të hënën në mbrëmje.

Në minutën e 16-të, 22-vjeçari dhuroi spektakël me shokun e tij të skuadrës, Frederiksen, duke bërë disa kombinime me njëri-tjetrin dhe në fund Emini e dërgoi mjeshtërisht topin në rrjetë.

Emini u shpreh i lumtur për golin, por jo edhe me barazimin.

“Pasi mu dha mundësia që të jem në 11-ën e parë, shënimi i golit ishte moment fantastik për mua.

Epërsinë e krijuar prej dy golave nuk duhej ta lëshojmë, sepse kemi humbur dy pikë që ndoshta në vazhdim të kampionatit do të na kushtojnë shumë”, deklaroi Emini për Open-TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat