Partizani “blindon” goleadorin kryesor

Futboll

Partizani “blindon” goleadorin kryesor

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 11:58
Partizani “blindon” goleadorin kryesor

Rinovim i rëndësishëm te Partizani. Klubi kryeqytetas ka lajmëruar zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën, goleadorin kryesor të skuadrës së po kryeson kampionatin shqiptar.

24-vjeçari dibran, u bë pjesë e “Demave” në merkaton e janarit, dhe deri tani ia ka dalë të realizojë 12 gola në Superiore me ekipin kryeqytetas, 3 nga të cilët në edicionin aktual, teksa kontrata e re e mban lidhur me Partizanin deri në vitin 2025.

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub-Lojtar”, lexohet në postimin zyrtar të Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat