Pulisic: Me padurim po pres të punoj më trajnerin e ri

Futboll

Pulisic: Me padurim po pres të punoj më trajnerin e ri

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:07
Pulisic: Me padurim po pres të punoj më trajnerin e ri

Anësori i Chelseat, Christian Pulisic thotë se mezi pret të punojë me trajnerin e ri Graham Potter.

Pulisic, i cili me londinezët ka kontratë deri në verën e vitit 2024, këmbëngul se dëshiron të bindë Potterin se ai meriton një vend titullari në skuadrën e tij.

Kapiteni i SHBA-së nuk ka kaluar periudhë të mirë në kohën e Thomas Tuchel.

“Do të ndihem mirë kur të kthehem. Do të jetë një fillim i ri dhe jam i emocionuar që do të luaj për menaxherin e ri”, tha Pulisic.

“Pra, me padurim po pres. Thjesht duhet të tregoj veten, ashtu siç bëjnë të gjithë, dhe siç e kam bërë më parë”, theksoi Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat