Lojtari i Milanit mund të mungojë dy muaj

Futboll

Lojtari i Milanit mund të mungojë dy muaj

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:55
Lojtari i Milanit mund të mungojë dy muaj

Skuadra e Milanit po vuan nga lëndimet e shumta në javët e fundit.

Dje në ndeshjen ndaj Empolit, Milanit iu dëmtuan tre futbollistë: Saelemaekers, Kjaer dhe Calabria.

Sipas mediave italiane, dëmtimi më i rëndë është ai i Saelemaekers, i cili pritet të mungojë gjatë.

Saelemaekers i cili u zëvendësua pas 33 minutave lojë, do të mungojë 6-8 javë dhe do të humbasë ndeshje të rëndësishme të Rossonerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat