Prandelli: Kombëtarja mbështetet gjithnjë

Futboll

Prandelli: Kombëtarja mbështetet gjithnjë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:39
Prandelli

Për të dytin Botëror radhazi, kombëtarja e Italisë mbeti jashtë kompeticionit madhor teksa zhgënjimi mes tifozëve axurr ishte i pamasë.

Megjithatë, ish-tekniku i Italisë, Cezare Prandelli bën thirrje që skuadra italiane të mbështetet pa kushte pavarësisht zhgënjimit ndërsa shtoi se i vjen mirë të shohë arbitër femër në ndeshjet e Serie A.

“Kombëtarja duhet të mbështetet gjithnjë, Mancini është duke zhvilluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm me të kaltrit.

I dhuroi të gjithë italianëve një Europian të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm. Duhet të jemi gjithnjë me Mancinin, pavarësisht rezultateve.

Arbitër femër në Serie A? Më në fund erdhi kjo ditë. Ato janë shumë të përgatitura, serioze dhe në këtë moment mund t’i japin diçka më shumë futbollit. Sporti ka nevojë për një menaxhim të mirë”, u shpreh Prandelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat