Derbi kryesor në Londër

Futboll

Derbi kryesor në Londër

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:22
Derbi kryesor në Londër

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Liga e Kampionëve, sonte vazhdon me tetë ndeshje të tjera të garave në grupe në kuadër të raundit të tretë.

Pas disa ndeshjeve mjaft interesante, përfshirë atë mes Interit dhe Barcelonës, sonte vëmendja do të shkojë te një tjetër skuadër nga Milano.

Milani do të luajë në transfertë në Londër, kundër skuadrës së Çellsit.

Skuadra italiane dhe Çellsi përballen sonte për herë të parë këtë edicion mes vete, me ‘rossonerët’ që vijnë nga një formë më e mirë. Ndeshja mes Chelsea e Milan luhet me fillim nga ora 21:00.

Në të njëjtin orar luhen edhe ndeshjen Benfika – PSZH, Juventus – Makabi Haifa, Man. Siti – Kopenhagë, Real Madridi – Shakhtar Donjetsk dhe Sevilja – Borusia Dortmund. Ndërkohë, më herët, me fillim në orën 18:45 do të  luajnë: Lajpcig – Seltik dhe Salzburg – Dinamo Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat