Objektivi i madh i Chelsea-t

Futboll

Objektivi i madh i Chelsea-t

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 19:31
Objektivi i madh i Chelsea-t

Chelsea është ende e interesuar për të firmosur me Declan Rice nga West Ham, madje blutë e kanë kthyer mesfushorin në objektivin e tyre të madh të merkatos për vitin e ardhshëm. Klubi është në kërkim të një mesfushori, pasi Ngolo Kante mund të lërë Chelsean dhe Rice shihet nga drejtuesit si një zëvendësim ideal.

West Ham po vuan këtë sezon dhe shumëkush beson se futbollisti mund të vendosë t’i japë lamtumirën klubit në muajt e ardhshëm. Rice ka qenë në akademinë e Chelseat bashkë me Mason Mount dhe ky i fundit dëshiron së tepërmi që të luajë edhe në skuadër me shokun e tij të skuadrës në kombëtaren angleze.

Çmimi i Rice mund të jetë ndjeshëm më i ulët verën e ardhshme, nëse West Ham vazhdon të ketë të njëjtën formë në kampionat. Interesi i Chelseat për Rice dihet prej kohësh, ashtu si dhe fakti se blutë nuk kanë hequr dorë, por çështja qëndron nëse Rice dëshiron të lërë West Ham. Destinacioni në këtë rast do të ishte sipas të gjitha mundësive Chelsea.

Ekziston ndjesia se Rice ka bërë gjithçka mundej te West Ham deri tani, dhe mund të jetë koha e duhur që ai të bëjë një hap përpara me karrierën e tij duke u transferuar në një klub që lufton për vendet e para të klasifikimit.

West Ham e vlerësoi Rice 100 milionë paund verën e kaluar, por me skuadrën që po vuan së tepërmi në Premier League këtë sezon, vazhdimësia e kësaj forme mund të bëjë që çmimi i tij të bjerë ndjeshëm, dhe Chelsea e ka vendosur atë në krye të listës së merkatos për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat