Werderi në formë, fiton në udhëtim 

Futboll

Werderi në formë, fiton në udhëtim 

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2022 Në ora: 22:29
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Werder Bremenit ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së 9-të të Bundesliga I.

Vendasit u përpoqën deri në fund po pa sukses, ndërsa mysafirët importuan tre pikë të mëdha. 

Për Werderin shënuan Ducksch (18') e Fullkrug (86' - nga penalltia) dhe për Hoffenheimin realizoi Dabbur (32').

Hoffenheim renditet në vend të gjashtë me 14 pikë, ka një me pak se Werderi në të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat