Higuain kujton reagimin e tifozëve të Napolit

Futboll

Higuain kujton reagimin e tifozëve të Napolit

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 23:10
Higuain

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka kujtuar reagimin e tifozëve të Napolit pas transferimit të sulmuesit te Juventus.

“Kur dëgjon të gjithë stadiumin duke kënduar emrin tënd është një nga ndjenjat më të mira. Megjithatë, ndodh edhe e kundërta. Jo gjithçka është aq e këndshme në futboll. Një ditë 60 mijë njerëz bërtasin emrin tënd dhe tjetrën të shajnë”, citon ai për Football Italia.

Kujtojmë se pas 146 ndeshjeve në Napoli, Gonzalo kaloi te skuadra më e fortë e Italisë. Sipas Higuain, ai ende nuk është penduar për transferimin te Juventus.

Sulmuesi së fundmi njoftoi tërheqjen e tij pas sezonit aktual të MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat