Xavi konfirmon marrëveshjen Atletico-Barcelona për Griezmann: Jemi të gjithë të lumtur

Futboll

Xavi konfirmon marrëveshjen Atletico-Barcelona për Griezmann: Jemi të gjithë të lumtur

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 14:41
Xavi

Së fundmi raportohej nga media të shumta që Barcelona dhe Atletico Madridi kanë rënë dakord sa i përket një transferimi të përhershëm të sulmuesit, Antoine Griezmann.

Besohej se Barça ka pranuar që të ulë kërkesën e saj për yllin francez, ku nga 40 milionë euro që kërkonte më herët, tani raportohej se një marrëveshje mes dy klubeve mund të arrihej për shifrën e 20 milionë eurove, përcjell KosovaPress.

Tani, këtë marrëveshje si duket e ka konfirmuar vetë trajneri i Barcelonës, Xavi, i cili tha se ende nuk është mbyllur gjithçka mes klubeve, por se nëse arrihet marrëveshja të gjithë jemi të lumtur.

“Ende nuk është zyrtare, por nëse ka një marrëveshje, atëherë të gjithë jemi të lumtur. Mund t;i uroj vetëm më të mirën lojtarit”, tha Xavi.

Marrëveshja mes Barçës dhe Atleticos pritet që së shpejti të përfundohet për një tarifë transferimi prej 20 milionë eurosh, ndërsa katër milionë euro të tjera do të jenë në formë të shtesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat