Skënderbeu nuk ndalet

Futboll

Skënderbeu nuk ndalet

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 19:06
Skënderbeu nuk ndalet

Skënderbeu duket se ka gjetur formulën e duhur dhe ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin e Kategorisë së Parë duke fituar sot në Korçë përballë Burrelit.

Kthimi i Temitope në rreshtimin e korçarëve i ka dhënë një armë më shumë në dispozicion trajnerit Memelli dhe sulmuesi nigerian ka shpërblyer besimin që i është dhënë duke tundur më në fund rrjetën në kampionat.

Ai e ka bërë këtë tre herë në këtë sfidë, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm e duke bërë të pavlefshëm golin e De Oliveira për miqtë. Në fund ishte Pusi ai i cili tundi rrjetën duke vulosur suksesin 4-1 që largon përfundimisht Skënderbeun nga grupi i skuadrave në zonën e ftohtë dhe e bashkon me atë të ekipeve që kanë pretendime për ngjitjen në elitë.

Skënderbeu 4-1 Burreli
35′, 45′, 50′ Abdul Temitope, 89′ Pusi/ 44′ De Oliveira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat