Maqedonia pjesë e “Grupit të Ferrit”, presidenti tregon batutën nga shorti

Futboll

Maqedonia pjesë e “Grupit të Ferrit”, presidenti tregon batutën nga shorti

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 13:33
Maqedonia pjesë e “Grupit të Ferrit”, presidenti tregon batutën nga shorti

Muhamed Sejdini, presidenti i Maqedonisë së Veriut foli në SuperSport pas një shorti të pafat për kualifikueset e Euro 2024, aty ku goglat i rezervuan përballjen me Anglinë, Italinë apo edhe Ukrainën.

Sejdini theksoi se kolegu i Malit të Zi që gjithashtu është pjesë e këtij Grupi, i tha se aty mungonte vetëm Brazili.

“T’iu them një batutë, kolegu i Malit të Zi na tha se këtu mungonte edhe Brazili. Na mbetet ta shijomë, kemi një ekip solid do të tentojmë edhe të pamundurën. Por kanë kualitet Anglia, Italia, por edhe Ukraina.

A ndryshojnë objektivat? Ne përherë jemi me optimizëm dhe tashmë nuk kemi më çfarë të humbasim. Ne fituam edhe me Italinë dhe me Gjermaninë ndaj do të proojmë. Është kënaqësi të luash me finalistët e Kampionatit Europian”, tha Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat