Shënon gol dhe rreshtohet në ekipin e javës të Superligës në Turqi

Futboll

Shënon gol dhe rreshtohet në ekipin e javës të Superligës në Turqi

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:01
Shënon gol dhe rreshtohet në ekipin e javës të Superligës në Turqi

Reprezentuesi i Maqedonisë, Valon Etemi kishte një paraqitje solide në futbollin turk në fundjavë dhe kjo i ka siguruar një vend në ekip më të mirë të futbollit në Turqi.

Anësori arriti që të shënojë një gol për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Ankaraguçu, edhe pse skuadra e tij, Istanbulspor, nuk arrit që ti shmanget humbjes (1-2).

Etemi bëri një lojë të mirë dhe kjo e vendosi në ekipin e raundit me notën 7.9.

Kujtojmë se Etemi dhe Istanbulspori janë në vendin e 13-të në Superligën e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat