Bayern identifikon pasuesin e Lewandowskit

Futboll

Bayern identifikon pasuesin e Lewandowskit

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:58
Bayern identifikon pasuesin e Lewandowskit

Ndonëse ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në grup, Bayerni i Mynihut vijon të ndjejë mungesën e një bomberi si Lewandowski, që verën e kaluar u transferua te Barcelona.

Këtë sezon bavarezët investuan te Sadio Mane, që gjithsesi nuk është një qendërsulmues i mirëfilltë, teksa tashmë drejtuesit e klubit kanë identifikuar Harry Kane si sulmuesin e duhur për të udhëhequr repartin.

Qendërsulmuesi anglez ka kontratë deri në verën e 2024-ës me Tottenhamin dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë, ndaj klubi londinez është gati të dëgjojë ofertat në drejtim të tij, për të mos rrezikuar ta humbë me parametra zero.

Sipas mediave britanike, Bayerni pritet të ofrojë 100 milionë euro për të marrë futbollistin anglez, i cili nga ana tjetër duket i joshur [për një eksperiencë me gjigantët gjermanë, ku do të ketë mundësinë të fitojë tituj e të luajë për objektiva madhorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat