Schalke 04 pëson humbje të rëndë

Futboll

Schalke 04 pëson humbje të rëndë

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:45
Hoffenheim

Schalke 04 ka pësuar humbje të thellë si vendas, me rezultat 0:3 nga Hoffenheimi, në takimin e javës së 10-të të Bundesliga.

Schalke ka përkeqësuar edhe më shumë renditjen, ndërsa Hoffenheim i afrohet kreut.

Mysafirët treguan lojë të mirë dhe fituan me golat e futbollistëve Skov (11' e 59'-të dyja nga penalltia) dhe Dabbur (45+2'). 

Hoffenheim renditet në pozitë e tretë me 17 pikë, tre me pak se lideri Union Berlini dhe Schalke 04 zë pozitën e 16-të me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat