Bilalli: Do të jetë takim interesant ndërmjet dy ekipeve që luajnê futboll të hapur

Futboll

Bilalli: Do të jetë takim interesant ndërmjet dy ekipeve që luajnê futboll të hapur

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:41
Shkëndija

E shtuna sjell udhëtim në Shkup dhe futbollistët e Shkëndijes së Tetovës shprehen të gatshëm për duelin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut përballë Rabotniçkit.

Mesfushori i Shkëndijës, Sabit Bilalli vlerëson kundërshtarin dhe bën ftesë për impenjim maksimal nga ana e gjithë futbollistëve kuqezi.

Bilalli, tha: “Do të jetë takim interesant ndërmjet dy ekipeve që luajnê futboll të hapur.

Interesant se edhe ne edhe Rabotniçki në këtë duel vijmë pasi fundjavën e shkuar barazuam pa gola dhe personalisht tani pres ndeshje efikase. Jemi të vetëdijshëm se edhe vendasit duan pikët, por ne nuk fshehim se synojmë vetëm fitore“. 

Bilall, thotë: “Nuk ka shumë filozofi, thjesht të jemi 100% të përqendruar në punën tonë, secili futbollist të japë gjithçka nga vetja dhe të realizojmë atë që kërkon stafi teknik.

Punojmë për të ngritur formën dhe për këtë duhet impenjim maksimal i çdo futbollisti, pavarësisht cili do të jetë në formacion apo do presim shans nga bankina“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat