Liverpooli do të përballet me Lyonin në miqësoren e dytë gjatë Botërorit “Katar 2022”

Futboll

Liverpooli do të përballet me Lyonin në miqësoren e dytë gjatë Botërorit “Katar 2022”

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:49
Klopp dhe Milner

 

Liverpooli do të udhëtojë në Dubai gjatë Kupës së Botës për një kamp stërvitor dhe një miqësore e dytë është konfirmuar, kundër skuadrës së Ligue 1, Lyonit.

Me Kupën e Botës që do të detyrojë një pushim gjashtë-javor gjatë gjithë nëntorit dhe dhjetorit, Liverpooli do të jetë në Dubai për një kamp stërvitor në mes të sezonit.

Plani do t'i shohë lojtarët që nuk përfshihen me kombëtaret e tyre të gëzojnë një pushim të vogël përpara se të rikthehen në stërvitje me mot të ngrohtë dhe ndeshje miqësore, raporton KosovaPress.

Më parë gjatë javës, u raportua se Liverpooli do të luante me AC Milan në Dubai gjatë pushimit, ku edhe Arsenali do të ndeshet me kampionin italian në një miqësore.

Dhe tani “Le Progres”, një degë lajmesh media me qendër në Lyon, ka raportuar se skuadra franceze do të përballet si me “Të Kuqtë”, ashtu edhe me “Topçinjt” mes 5 dhe 12 dhjetorit.

Në aspektin garues, Liverpooli u përball për herë të fundit me Lyonin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vitin 2009, me Lyonin që fitoi ndeshjen e parë dhe tjetrën që përfundoi në barazim.

Nuk ka konfirmim ende nëse do të jetë pjesë e një turneu miqësor të sponsorizuar, por ndeshjet kanë gjasa të luhen në stadiumin kryesor të Dubait, “Al Maktoum Stadium”,i cili ka një kapacitet prej 15,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat