Asani ishte protagonist për ekipin mik

Futboll

Asani ishte protagonist për ekipin mik

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 19:30
Asani ishte protagonist për ekipin mik

Kisvarda mori një barazim spektakolar në transfertën ndaj Kecskemeti TE në javën e 11-të në OTP Bank Liga në Hungari. Jasir Asani ishte protagonist për ekipin mik në golin që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17’.

Ish-lojtari i Partizanit në Superiore, ekzekutoi një goditje dënimi të prirët, e cila u dërgua në rrjetë gabimisht nga portieri vendas. Trajneri i Kisvarda zëvendësoi 27-vjeçarin nga Shkupi në minutën e 71’.

Ndërkohë, goli i dytë për ekipin udhëtues u realizua nga Driton Camaj, lojtari me origjinë shqiptare që luan me kombëtaren e Malit të Zi.

Kisvarda renditet në vendin e katërt në kampionatin e Hungarisë më 18 pikë, tri më pak se Ferencvarosi kryesues, por këtë të fundit kanë luajtur tre ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat