Superliga vazhdon në mesjavë

Futboll

Superliga vazhdon në mesjavë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 17:48
Superliga vazhdon në mesjavë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon edhe në mesjavë, ku do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të. 

Dueli kryesor i javës luhet në Gjilan, aty ku lideri i tabelës, Drita e pret Prishtinën, shkruan Gazeta Olle.

Klasikja kosovare zhvillohet të mërkurën në stadiumin me bari sintentik.

Të enjtjen zhvillohen tri ndeshje interesate, ku spikat përballja e cila zhvillohet në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Treçës ’89.

Çiftet dhe orari i xhiros së 12-të:

E MËRKURË:

Drita – Prishtina 13:00

Ferizaj – Malisheva 13:00

E ENJTE:

Llapi – Dukagjini 13:00

Ballkani – Trepça ’89 13:00

Gjilani – Drenica 13:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat