Senzacion, Monchengladbach eliminohet nga skuadra e Bundesliga II

Futboll

Senzacion, Monchengladbach eliminohet nga skuadra e Bundesliga II

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 22:38
Darmstadt feston

Senzacion në Kupën e Gjermanisë, Monchengladbach është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.

Skuadra e Bundesliga II, Darmstadt e ka mposhtur me rezultat 2:1 Monchengladbach-un.

Në një atmosferë madhështore, vendasit befasuan Monchengladbach duke e rrëzuar nga kupa gjermane.

Për Darmstadt shënuan futbollistët Tietz (23'), Seydel (79') dhe për Monchengladbach Netz (48').

Darmstadt kualifikohet më tej, ndërsa Monchengladbach paketon valixhet për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat