Jo vetëm Xhaka, Arteta grumbullon një tjetër shqiptar me ekipin e parë të Arsenalit

Futboll

Jo vetëm Xhaka, Arteta grumbullon një tjetër shqiptar me ekipin e parë të Arsenalit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 13:16
Jo vetëm Xhaka, Arteta grumbullon një tjetër shqiptar me ekipin e parë të Arsenalit

Granit Xhaka është lider te Arsenali tani e një kohë të gjatë dhe padyshim një nga lojtarët më të mirë.

Por në stërvitjen e së mërkurës me ekipin e parë të Topçinjve është parë edhe një shqiptar.

Fjala është për talentin nga Shqipëria, Maldini Kacurri, që për momentin aktivizohet me Arsenalin U18.

17-vjeçari shihet si e ardhmja e klubit londinez dhe pas paraqitjeve të mira me grupmoshat ka marrë ftesë nga trajneri Mikel Arteta për duelin ndaj PSV Eindhoven.

Kacurri që luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës ka stërvitur me ekipin e parë dhe pritet të grumbullohet për sfidën ndaj klubit holandez në kuadër të Ligës së Evropës.

Përveç reprezentuesit të Shqipërisë U17, në ekipin e parë Arteta ka grumbulluar edhe talentet si Khayon Edwards dhe Catalin Cirjan duke vazhduar traditën për t’iu besuar futbollistëve që vijnë nga akademia e klubit.

Maldini Kacurri në duel me Gabriel Jesus

Sigurisht që për Kacurrin stërvitja me ekipin e parë ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe një tregues se klubi beson shumë në të dhe se lojtari ka një të ardhme të ndritur.

Arsenal takohet sonte me PSV Eindhoven në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës, ndeshje që ishte shtyrë shkaku i vdekjes së princeshës Elizabeth II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat