Shotani pas fitores ndaj Gjilanit: Ia arritëm qëllimit

Futboll

Shotani pas fitores ndaj Gjilanit: Ia arritëm qëllimit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:33
Shotani

Drenica shënoi fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 0-2. 

Golat erdhën krejt në fund të ndeshjes së vlefshme për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka përgëzuar lojtarët e tij për disiplinën dhe angazhimin.

“Kishim disa raste por nuk realizuam. Në fillim të pjesës së dytë patëm disa probleme në minutat e para kur kundërshtari mori iniciativën në zonën tonë. U desh të bënim ndryshime, ta freskojmë skuadrën dhe ta ngremë lojën edhe në krah.

Nuk deshëm të rrezikojmë me dy mesfushorët që kishin kartonë dhe zëvendësimet i bëmë në aspektin tekniko-taktik, që të mos ndëshkoheshim me të kuq, si dhe të dilnim në krah. Ia arritëm qëllimit dhe fituam. I përgëzoj lojtarët për disiplinë dhe angazhim”, është shprehur trajneri Shotani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat