Nënshkrim i papritur me Juventusin

Futboll

Nënshkrim i papritur me Juventusin

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 14:53
Allegri

Juventus do të kthehet në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e kampionatit kundër Empoli-t të Paolo Zanetti-t, që do të zhvillohet në Allianz Stadium.

Në konferencë për shtyp, trajneri bardhezi ka lajmëruar se Pogba dhe Chiesa nuk janë akoma gati për t’u kthyer në fushë. Jashtë për shkak dëmtimi edhe Bremer: mbrojtja do të udhëhiqet nga Bonucci, i cili u përjashtuar nga Allegri në derbin kundër Torino-s.

Në prag të ndeshjes me Empoli-n, trajneri i bardhezinjvë ka thënë për Bonucci-n: “Është kapiteni i ekipit, është një lojtar me personalitet. Është normale se duhet të menaxhoj forcat, energjitë si të tjerët.

“Është një lojtar i rëndësishëm kur luan dhe kur nuk luan. Është një ecuri e përgjithshme për të gjithë, në moshën 35 vjeç ke forca të ndryshme nga ato në moshën 20 vjeç. Vlen për të ashtu si për të gjithë ata që arrijnë një moshë të caktuar.

“Jam i kënaqur me Leon, është një lojtar, një burrë i përgjegjshëm. Është një vlerë e shtuar për skuadrën”. Tani kanë ardhur edhe të reja të rëndësishme në lidhje me rinovimin e mbrojtësit.

Leonardo Bonucci, kontrata e të cilit skadon në 2024-ën, është afër rinovimit me bardhezinjtë: rroga e kapitenit 35-vjeçar do të shtrihet në disa sezone, duke zgjatur kështu skadencën përtej 2024-ës.

Një lajm ky që nuk është pëlqyer aspak nga tifozët. Më poshtë janë disa nga mesazhet më domethënës të postuar në Twitter dhe të grumbulluar nga Calciomercato.it:

“Më jepni vetëm një arsye, vetëm një domethënie të zgjatjes së kontratës së Bonucci-t”, ka shkruar një tifoz i zhgënjyer i bardhezinjve.

Një tjetër ka qenë më i ashpër: “E kupton se Juventus nuk është më një klub serioz kur: merr përsëri Allegri-n si trajner dhe i jep një kontratë absurde; nuk ia rinovon kontratën Dybala-s; ia rinovon Bonucci-t dhe të tjerëve; humb me Monza-n dhe trajneri nuk largohet pas ndeshjeve të tjera të humbura”.

“Flitet për Brezin e Ri dhe më pas i ofrohet rinovimi Bonuçi-t, që është një lojtar mediokër në fundin e karrierës. Nëse do të jetë kështu, do të jetë një hap i madh mbrapa”, ka shkruar një tjetër.

“Rinovimi i Bonucci-t është shembulli i radhës se klubi nuk ekziston, është i paaftë dhe po shkakton dëme”, ka qenë mesazhi i një tifozi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat