Partnerja e Theo Hernandez rrëfen grabitjen e frikshme në shtëpi

Futboll

Partnerja e Theo Hernandez rrëfen grabitjen e frikshme në shtëpi

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 14:22
Partnerja e Theo Hernandez rrëfen grabitjen e frikshme në shtëpi

Theo Hernandez, Zoe Cristofoli dhe i vogli Theo Junior, fëmija i parë i çiftit, vetëm 6 muajsh, po përpiqen të kthehen në normalitet pas frikës së madhe që përjetuan mbrëmjen e së martës, kur shtëpia e të treve në Cassano Magnago u sulmua nga një grup grabitësish.

Katër persona të armatosur kërcënuan gruan që ishte vetëm në shtëpi, me foshnjën 6 muajshe dhe dadon, përpara se të largoheshin nga rezidenca me një plaçkë të pasur. Ata morën gjithçka ndodhej në kasafortën e çiftit dhe u larguan pa lënë gjurmë identifikimi, po ria dolën të lënë gjurmë tmerri, që pashmangshëm zgjatën me orë e ditë te Zoe Cristofoli.

Mbrëmjen e së premtes ishte e njëjta modele dhe influencuese që iu rikthye atyre momenteve të tmerrshme përmes një rrëfimi dramatik të bërë përmes “Instagram Story”, duke falënderuar edhe miqtë e të njohurit e shumtë, apo ndjekësit e thjeshtë, që bënë të ndihej afërsia e tyre me familjen:

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta. Faleminderit të gjithëve që jeni të shqetësuar për ne. Faleminderit miqve tanë. Mendoj se kemi pasur përvojën më të keqe të familjes dhe jetëve tona. Sot jemi më mirë. Përjetova tmerr, sidomos sepse ishte e pamundur të thërrisja për ndihmë.

Ishte një makth. Si çdo nënë bëra gjithçka për të mbrojtur djalin tim, madje duke bërë gabime dhe duke vënë jetën time në rrezik. Por sot jemi këtu dhe kjo është e vetmja që ka vërtet rëndësi. Falë Zotit që të gjithë jemi mirë…

Nuk kam menduar asnjë sekondë për vjedhjen, shpresoj që këta njerëz të paguajnë për dhunën e bërë. Do të marr kohën time për t’u qetësuar, edhe nëse gjithçka është në rregull për t’iu kthyer jetës normale. Ju përqafoj të gjithëve”.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Monza, incidentit i është rikthyer edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili shprehu solidaritetin e tij dhe të gjithë ekipit me Theo dhe Zoe: “Ne jemi një familje dhe atë që ndodhi e përjetuam si dramë. Në ditët e para, Theo ishte i mërzitur kuptueshëm, tani është më mirë”.

Anësori francez, i cili u rikthye në dispozicion të Piolit disa javë pas dëmtimit të aduktorit të pësuar në fund të shtatorit në kombëtare, mbajti shiritin e kapitenit të Milanit, në mungesë të Davide Calabria, në ndeshjet e fundit kundër Chelsea në Champions League, ndaj Juves dhe Veronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat