Sqaron polemikat

Futboll

Sqaron polemikat

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 13:52
Sqaron polemikat

Aleksia Putejas fitoi Topin e Artë të dytë, por historia e kapitenes së Barçës mund të kishte qenë shumë ndryshe. Në një intervistë të gjerë në ‘TV3’ duke folur për fitimin e çmimit prestigjioz, ajo u shpreh se në sezonin 2016-17 kërkoi të lrgohej nga klubi i Barçës kur pa që nuk po merrnin titujt e pritur.

“Në sezonin 2016-17 ne nuk po fitonim liga dhe ishte një kohë e vështirë.

Unë fola me drejtorin sportiv për t’i thënë se gjëja më e mirë për Barçën ishte largimi. Besoja se objektivat që Barça meritonte të arrinte nuk po arriheshin dhe kur ke vite të tilla… nuk doja që ata të ndjenin se doja të isha këtu me çdo çmim, ajo që doja ishte që Barça të fitonte”,  tha  Aleksia , e cila siguroi se nuk do të nënshkruante kurrë për Real Madridin dhe vuri në dukje ndryshimet që ka pësuar futbolli i femrave vitet e fundit.

“Më shumë se 20 vjet më parë nuk kishte kategoritë që luanin apo aq shumë vajza. Unë iu bashkova Barçës për herë të parë kur isha 12 vjeç. Qëndrova një vit dhe u largova sepse filloi ristrukturimi për të nisur projektin. Kur u ktheva tek Barça në moshën 18-vjeçare gjërat kishin ndryshuar shumë”, u shpreh Putejas.

 Ajo u pyet gjithashtu në lidhje me polemikat që pati në rrjete për fjalimin e saj në gjuhën katalanase në galën e Topit të Artë dhe theksoi se nuk kishte të dhëna për këtë, por donte ta bënte të qartë se ishte diçka e natyrshme.

 “Nuk e kisha idenë se isha kritikuar për të folur katalanisht në galën e Topit të Artë, por do të doja të flisja të gjitha gjuhët në botë. Sa herë që mundem, dhe aq më tepër kur i drejtohem klubit, është më e lehtë për mua të flas katalanisht sepse ne flasim katalanisht”, përfundoi Aleksia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat