Telles është një nga lojtarët kryesor tek Sevillës

Futboll

Telles është një nga lojtarët kryesor tek Sevillës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 19:02
Telles është një nga lojtarët kryesor tek Sevillës

Mbrojtësi i Sevillas, Alex Telles nuk është i sigurt nëse do të rikthehet në Manchester United.

Telles po luan tek skuadra spanjolle në formë huazimi, dhe marrëveshja nuk përfshin opsionin e blerjes.

Kontrata e 29-vjeçarit me ‘Djajtë e Kuq’ skadon verën e vitit të ardhshëm, por lojtari nuk po e mendon rikthimin në ‘Old Trafford’.

“Më pëlqen shumë Sevilla. Klubi dhe tifozët më kanë dhënë besim të madh”, tha Telles.

“Do të bëj gjithçka për ekipin sa të jem këtu. Do të shohim se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm”, theksoi ai.

Telles tashmë është një nga lojtarët kryesor tek Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat