Frashëri: Asnjë ekip shqiptar s’mund të bënte më shumë

Futboll

Frashëri: Asnjë ekip shqiptar s’mund të bënte më shumë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:21
Frashëri

Stivi Frashëri, portier i Ballkanit, foli në kokën lart në fund të takimit të humbur përballë Slavias së Pragës, që shuan çdo shpresë të kampiones së Kosovës për t’u kualifikuar.

“Të themi të drejtën, Slavia ishte kundërshtari më i fortë i grupit. Me dy rivalët e tjetër jemi përballur më mirë, i kemi marrë pikë, por me Slavian e kishim më të vështirë, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe shumë të mirë teknikisht, na e bënë më të vështirë.”

Frashëri thekson se Ballkani vetëm ka fituar nga kjo përvojë e bukur në Conference League.

“Të jemi realistë, besoj që Ballkani vetëm ka fituar edhe në ndeshjet që i kemi humbur.

Kemi fituar përvojë. Asnjë ekip i vendin tonë, në Kosovë apo Shqipëri, nuk do të mund të arrinte më shumë.

Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, jemi një vend i vogël dhe kaq janë mundësitë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat