PSG e ka prioritet, Interi e josh Skriniar me shiritin e kapitenit

Futboll

PSG e ka prioritet, Interi e josh Skriniar me shiritin e kapitenit

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:41
Milan Skriniar

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, krerët e Interit do të takohen sërish me agjentët e Milan Skriniar në javën e ardhshme.

Takimi do të zhvillohet për të diskutuar sa i përket kontratës së re, ku ende është shumë herët, por Interi po synon ta blindojë Skriniar duke i ofruar një kontratë afatgjate.

Bëhet e ditur se Interi do t’i ofrojë Skriniar një kontratë të re me rritje page, e po ashtu edhe shiritin e kapitenit në klub.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain ende e konsideron Skriniar prioritet për ta transferuar në vitin 2023, por Interi është i bindur se do ta arrijë akordin për një marrëveshje të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat