Shuplaka i kushton 160 mijë euro

Futboll

Shuplaka i kushton 160 mijë euro

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 00:44
Shuplaka i kushton 160 mijë euro

Mesfushori brazilian Allan është urdhëruar nga Gjykata e Punës e Napolit që t’i paguajë Napolit një gjobë prej 170 000 eurosh pasi luajti një rol në një rebelim të skuadrës në vitin 2019 madje duke arritur deri aty sa te godiste me shuplake zevendes presidentin e Napolit Edoardo De Laurentiis!

Skuadra axurre refuzoi të hynte në grumbullim në nëntor 2019 pas humbjes nga RB Salzburg në Ligën e Kampionëve, me Allan që ishte një nga shumë lojtarët që refuzoi urdhrin. Allan u gjobit me 170,587.50 euro për rolin e tij në rebelim në nëntor 2021, kur Bordi i Arbitrazhit i përbërë nga avokatët Arturo Frojo, Bruno Piacci dhe Roberto Ninno vendosi për këtë çështje.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, Allan apeloi kundër gjobës së vendosur, por ajo u refuzua nga departamenti i punës i Gjykatës së Napolit, i cili konfirmoi korrektësinë e vendimit. Ai gjithashtu u urdhërua të paguajë shpenzimet ligjore, të cilat janë rreth 6000 euro.

Më parë, Nikola Maksimoviç dhe Elseid Hysaj apeluan kundër gjobave të vendosura, duke u përballur me të njëjtin rezultat. Lojtarët nuk ishin të autorizuar të refuzonin grumbullimin dhe zgjedhja e klubit u konsiderua legjitime dhe duhej të respektohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat