Guardiola: De Bruyne u rikthye, ju tregoj për çfarë ka nevojë

Futboll

Guardiola: De Bruyne u rikthye, ju tregoj për çfarë ka nevojë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 17:47
Guardiola

Një eurogol i Kevin De Bruyne në minutën e 49’, i dhuroi Manchester City fitoren në fushën e Leicester City, e dyta radhazi në kampionatin anglez për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët janë ngjitur përkohësisht në krye me një pikë më shumë se Arsenali, që zbret në fushë të dielën përballë Nottingham Forest.

Guardiola vlerësoi fitoren ndaj “Dhelprave” dhe u ndal te perla e lojtarit belg, i cili gjeti golin e tretë në kampionat (numëron edhe 9 asiste).

“Kevin është rikthyer në formën e tij më të mirë. Ai nuk ka luajtur mirë kohët e fundit, por sot ishte fantastik.

Çfarë i ka munguar kohët e fundit? Atë e di vetëm ai. Kevin është një futbollist që ka nevojë për dinamizëm për t’u ndjerë i lirë dhe në formë të mirë, por nuk është aq e thjeshtë”, deklaroi trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat