Jusufi flet për derbin, i jep një premtim tifozëve

Futboll

Jusufi flet për derbin, i jep një premtim tifozëve

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:41
Jusufi flet për derbin, i jep një premtim tifozëve

Liga e Tretë-Veri në futboll vazhdon nesër me xhiron e dhjetë. Padyshim një ndeshje interesante do të luhet në stadiumin e Konjares së Mesme të Shkupit, mes BvK-së dhe Aerodrom.

Sulmuesi Fatih Jusufi ka folur për “Open-Tv” duke treguar fillimisht rreth përgatitjeve të futbollistëve në prag të ndeshjes derbi.

“Përgatitjet kanë rrjedhur shumë mirë, jemi gati për të dhënë gjithçka nesër”, deklaroi Jusufi, autor i një goli në fitoren kundër Maxharit, javën e shkuar.

Ai u premton mbështetësve të tyre se do të bëjnë më të mirën që t’i gëzojnë me fitore.

“Në çdo ndeshje ne hyjmë për fitore, me të njëjtin synim hyjmë edhe në këtë ndeshje. Iu premtoj tifozëve që do ta bëjmë më të mirën që t’i gëzojmë me tre pikë të reja”, tha Jusufi.

Ndeshja ndërmjet BvK Konjare dhe FK Aerodrom do të zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat