I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 13:36
I zhgënjyer

Dele Alli, i cilësuar si një nga talentët më të mëdhenj e premtues të futbollit britanik para disa sezoneve, tashmë duket i përfunduar në mesin e një vorbulle nga e cila vështirë të dalë. Fantazisti u transferua në Turqi te Besiktas me idenë për të rikthyer versionin e tij më të mirë, por edhe atje sërish Del Alli duket në vështirësi.

Së fundmi, trajneri i Besiktas, Senol Gunes është shprehur publikisht se ka mbetur i zhgënjyer nga 26-vjeçari duke theksuar se anglezi nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

“Akoma nuk e kemi kuptuar shumë Delle Alin, nuk dua ta diskutoj si lojtar.

Por, është poshtë pritshmërive”, theksoi Gunes.

Aktualisht, në këtë sezon, Dele Alli është aktivizuar në vetëm shtatë ndeshje me fanellën e Besiktas dhe ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat