Vjen lajmi i madh për tifozët e Juves

Futboll

Vjen lajmi i madh për tifozët e Juves

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 14:25
Vjen lajmi i madh për tifozët e Juves

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa është gati të marrë pjesë sot në ndeshjen e javës së fundit të fazës së grupeve të Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Kështu ka bërë të ditur në rrjetet sociale gazetari Adrien Grenier.

Për Chiesa kjo do të jetë ndeshja debutuese e sezonit të ri. Lojtari po shërohej nga një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar të gjurit.

Sezonin e kaluar Chiesa arriti të luajë vetëm 14 ndeshje në kampionatin italian, ku shënoi dy gola dhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat