Zemërohet me UEFA-n

Futboll

Zemërohet me UEFA-n

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Sarri

“Ndihemi sikur na keni marrë me shqelma b*thës (jemi të tallur)!” Maurizio Sarri nuk i kursen fjalët kur mendon për atë që ndodhi në Eredivisie dhe heshtjen e UEFA-s për vendimin e marrë. Federata Holandeze e Futbollit iu dha pushim Feyenoord-it (kundërshtari i radhës i bardhekaltërve në ‘Europa League’) dhe Ajax-it (i angazhuar në raundin e fundit të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje).

E bëri këtë për të lejuar skuadrat të përqendrohen dhe të përgatiten sa më mirë në funksion të ndeshjeve në Kupat e Europës. Në kalendar, ndeshjet e kampionatit vendës për skuadrat holandeze në fjalë u shtyunë për një datë tjetër, teksa ishin planifikuar për në fundjavë, pa asnjë reagim nga drejtuesit e lartë të UEFA-s për këtë çështje.

Dhe kur e pyesin trajnerin e Lazios për kundërshtarin që vjen më i çlodhur në një ndeshje vendimtare për fatin e kualifikimit, përgjigja është e menjëhershme, e drejtpërdrejtë, kaustike. “Është turp për UEFA-n që lejon një Federatë ta bëjë këtë. Ndihemi sikur na keni marrë me shqelma b*thës për këtë udhëtim”.

Në Roterdam do të ketë një ambient shumë të nxehtë për bardhekaltrit italianë. Lazio është lider në Grupin F me 8 pikë (njëlloj si Sturm Graz), por situata e renditjes është e tillë (holandezët dhe danezët janë në -3 pikë) që gjithçka mund të ndodhë.

“Ne kujdesemi për Evropën, – shton Sarri, – situata në grupin tonë është si ajo e Tottenhamit në Champions League, 90 minuta nga fundi i fazës së grupeve. Nuk ka përllogaritje, ne duam të kualifikohemi si të parët e grupit”. Asnjë llogaritje. Këto dy fjalë përfshijnë edhe derbin me Romën, që mund të rinisë ambiciet e zonës së Champions-it, ose t’i komprometojë ato.

Lazio vjen pas hapit të gabuar ndaj Salernitana-s, një nokaut që djeg dhe ende dhemb. Vjen pas dëmtimit dhe talljes me kartonin e verdhë ndaj Milinkoviç-Savic, që e mban serbin jashtë sfidës me verdhekuqtë për shkak të skualifikimit.

“Në çfarë gjendje emocionale është Segej? I inatosur…, por kjo është normale, – pranoi Sarri. – Me një karton të tillë është normale që të irritohet. Nuk ka asgjë për të bërë. Në 50 vite futboll ai është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë gjatë posedimit të topit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat