Katër futbollistë rikthehen ndaj Interit

Futboll

Katër futbollistë rikthehen ndaj Interit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:52
Katër futbollistë rikthehen ndaj Interit

Juventus këtë sezon ka vuajtur nga dëmtimet e shumta. Skuadra bardhezi ka pasur plotë 12 mungesa në ndeshjet e fundit, duke detyruar trajnerin Allegri të aktivizojë lojtarët e rinj.

Të dielën në supersfidën kundër Interit, 4 lojtarë titullarë kanë shfaqur shenja përmirësimi dhe janë të gatshëm për Juventusin. Bëhet fjalë për Vlahovic, Bremer, Di Maria dhe Chiesa.

Nga minuta e parë kundër zikaltërve pritet të kthehet sulmuesi serb Dusan Vlahovic i cili pësoi një dëmtim vetëm një javë më parë përballë Benficës.

Me shumë mundësi i gatshëm do të jetë qendërmbrojtësi Gleison Bremer që u ndal në derbin kundër Torinos. Angel Di Maria është gati pas dëmtimit kundër Maccabi Haifa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat