Bejtullai mungon! Osmani: Dita është i pezulluar

Futboll

Bejtullai mungon! Osmani: Dita është i pezulluar

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:14
Osmani

Shkëndija e Tetovës nesër synon fitore në kuadër të javës së 14-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Tetovarët kanë përparësinë e fushës dhe presin tre pikë. 

Ndeshja luhet në orën 13.00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Trajneri i Shkëndijes Qatip Osmani, tregon edhe për mungesat.

“Bejtullai mungon ndaj Akademia Pandevit shkaku i lëndimit. Pritet nga e hëna të na bashkangjitet në seancat stërvitore. Dita është i pezulluar dhe nuk e kemi të dielën.

Lojtarët tjerë duken të gatshëm për lojë”, thotë Osmani.

Shkëndija renditet në vend të dytë me 23 pikë dhe Akademia Pandev në të 10-tin me 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat