Krahu i djathtë i Shkëmbit largohet nga Teuta

Futboll

Krahu i djathtë i Shkëmbit largohet nga Teuta

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:56
Krahu i djathtë i Shkëmbit largohet nga Teuta

Vangjel Mile do të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti shqiptar do të lërë skuadrën e Teutës, aty ku mban postin e zëvendës trajnerit.

Krahu i djathtë i Bledi Shkëmbit do të provojë veten si trajner i parë në kampionatin grek.

“Oversport” raporton se Mile ka gjetur akordin me klubin Irodotos. 36-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare dhe do të udhëheqë skuadrën në ligën e dytë të Greqisë, e cila nis këtë fundjavë.

Klubi i Teutës nuk ka përbërë pengesë për të ardhmen e tij, duke e lejuar të nisë këtë eksperiencë të re në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat